Historia

rrënjët tona

1 .2

Historia

rrënjët tona

Historia

Puna shumëvjeçare në shtetin e Italisë, përvoja dhe profesionalizmi i fituar atje, na motivuan që ne veprimtarinë e njejtë, me të cilën punonim në Itali, ta sjellim edhe në vendin tonë, gjithmonë duke menduar për kënaqësinë dhe plotësimin e kushteve në të cilat jetoni. U deshtën 20 vite punë në Itali për t’iu bindur vetvetes dhe për të vendosur që të njejtën lëmi ta ushtrojmë edhe në shtetin e Maqedonisë.

Në vitin 2011, ne vendosëm themelet e para të kësaj kompanie duke u munduar që gjithmonë e më shumë ta promovjmë punën tonë. Këmbëngulja dhe dëshira për punën që e bëntë e themeluesit të ndërmarrjes, Bastri Sadiku, dhe mbështetja e vazhdueshme e djalit të tij Qefli Sadiku, ishin faktorët kryesorë, të cilët e drejtuan ndërmarrjen drejt suksesit ku ka arritur edhe sot. Natyrisht që filluam me një kapacitet më të vogël, por duke u përqendruar gjithmonë e më shumë në punë, ne sot arritëm të jemi kompania më e madhe në vend e cila disponon këto lloje të materialeve.

Fillimisht u përqendruam në qytetin e Gostivarit, ku edhe e hapëm qendrën e parë, e më pas u zgjeruam edhe në qytete të tjera të vendit. Ne jemi të parët të cilët ofrojmë një gamë të madhe të ngjyrave të dekoreve të ndryshme për të zbukuruar ambientet e shtëpive tuaja.

Ajo që na dallon nga të tjerët është garancioni prej 10 vitesh që japim për produktet që ofrojmë (nëse janë aplikuar në mënyrat dhe kushtet e duhura). Prania jonë në disa vende të mëdha në Evropë si Austri dhe Gjermani, ka provuar të jetë një sukses i madh. Në të ardhmen, kompania jonë synon të zgjerohet në vendet dhe qytetet e tjera evropiane, gjë që konfirmon seriozitetin dhe cilësinë tonë të punës.

© Rivedil Macedonia 2021 | all rights reserved. Developed by batlab

kthehu

pas

para