Historia

Puna shumëvjeçare në shtetin e Italisë, përvoja dhe profesionalizmi i fituar atje, na motivuan që ne veprimtarinë e njejtë, me të cilën punonim në Itali, ta sjellim edhe në vendin tonë, gjithmonë duke menduar për kënaqësinë dhe plotësimin e kushteve në të cilat jetoni. U deshtën 20 vite punë në Itali për t’iu bindur vetvetes dhe për të vendosur që të njejtën lëmi ta ushtrojmë edhe në shtetin e Maqedonisë.

Në vitin 2011, ne vendosëm themelet e para të kësaj kompanie duke u munduar që gjithmonë e më shumë ta promovjmë punën tonë. Këmbëngulja dhe dëshira për punën që e bëntë e themeluesit të ndërmarrjes, Bastri Sadiku, dhe mbështetja e vazhdueshme e djalit të tij Qefli Sadiku, ishin faktorët kryesorë, të cilët e drejtuan ndërmarrjen drejt suksesit ku ka arritur edhe sot. Natyrisht që filluam me një kapacitet më të vogël, por duke u përqendruar gjithmonë e më shumë në punë, ne sot arritëm të jemi kompania më e madhe në vend e cila disponon këto lloje të materialeve.

Fillimisht u përqendruam në qytetin e Gostivarit, ku edhe e hapëm qendrën e parë, e më pas u zgjeruam edhe në qytete të tjera të vendit. Për të gjithë ata të cilët nuk e dinë, ne jemi të parët të cilët ofrojmë rreth 40 lloje të ngjyrave de dekoreve të ndryshme për të zbukuruar ambientet e shtëpive tuaja.

Ajo që na dallon nga të tjerët është garancioni prej 10 vitesh që japim për produktet që ofrojmë (nëse janë aplikuar në mënyrat dhe kushtet e duhura). Kompania jonë në të ardhmën synon të shtrihet edhe në të gjitha qytet tjera të Maqedonisë dhe të jetë përfaqësuesi kryesor në të gjitha shtet e Ballkanit. Projekti ynë më i madh, të cilin e synojmë, është prezenca jonë edhe në Vienë të Austrisë, gjë e cila dëshmon seriozitetin dhe punën tonë kualitative. Nga kompania Rivedil ne bëmë ndarjen edhe të dy kompanive tjera, të cilat janë nën udhëheqjen e të parës. Ato janë Rivedil EXLUSIVE PAINT dhe Rivedil DEKORIMET E MILENIUMIT III.