Rreth Nesh

Rreth nesh

Kompani e cila sjell për ju produktet më të njohura italiane për dekorimin e shtëpise suaj dhe ambienteve në të cilat jetoni.

Rivedil, është kompania e parë në Maqedoni, e cila e ushtron këtë lloj veprimtarie. Filluam nga viti 2011 me një kapacitet shumë më të vogël dhe sot arritëm të jemi të parët në tregun e Maqedonisë. Kualiteti dhe garancioni që ne ofrojmë për produktet dhe punën që bëjmë, janë pikat kryesore të cilat na mbajnë si lider në tregun e vendit tonë. Muret nuk janë ndërtuar për të qenë kufi të hapësirave, prandaj ne u sjellim dekoret më të mira për të harmonizuar jetën me ambientet ku jetoni.

Vizioni dhe Misioni


Vizioni ynë

Vizioni ynë në Rivedil, është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga të gjithë konsumatorët dhe të gjithë ata të cilët janë të interesuar për produktet tona. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve të kompanisë Rivedil.
Vizioni ynë përfaqëson punëtorët dhe konsumatorët tanë si dhe komunitetin nga ku ne i transportojmë dhe i përdorim produktet tona.


Misioni ynë

Ne punojmë me përgjegjësi sociale, me një biznes që rritet gjithmonë e më shumë. Çelësi i suksesit tonë është indetifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me përkushtim dhe profesionalizëm maksimal. Ne kontribuojmë në kompaninë tonë gjithmone duke qënë një hap përpara të tjerëve me teknologjithë dhe materialet më inovative.

Produktet tona

Ndryshe nga kompanitë tjera, duke marë parasyshë faktin se produktet tona janë pjesë e ambienteve ku jetoni, në shumicën e rasteve të brendshme, ne ju ofrojmë produkte ekologjike, të cilat nuk janë të dëmshme për askënd. Fakti që punën tonë e kemi sjellur nga Italia, tregon se ne ju sjellim produkte dhe dekore italiane, të gjitha të çertifikuara me A+ testet.
Produktet të cilat ne ju ofrojmë janë: Sahara, Stucco Venezzio, Oxyda beton dhe shumë të tjera. Gjithashtu punojmë edhe me transport të materialeve KARGO.

Ekipi punues

• Drejtor i përgjithshëm: Bastri Sadiku

• Menaxher kryesor: Qefli Sadiku

• Ndihmës menaxher: Armend Memeti

• Mbështetje teknike: Bastri Sadiku

• Përgjegjës zonal - Gostivar: Berat Shabani

Bashkëpunëtorët dhe përfaqësitë

Rrezultatet pozitive dhe të favorshme, si dhe kualiteti i produkteve, kanë ndikuar që klientët dhe bashkëpunëtorët tanë të shtohen gjithmonë e më shumë dhe të rritet rrjeti i pikave tona shitëse. Si bashkëpunëtor dhe klient më të fuqishëm janë:
• Alfa Gips - Tetovë,
• Nabizi – Strugë,
• Er-be Promet – Kërçovë,
• Stobi BK – Manastir;
• 8 Septemvi - Strumicë

Ndërsa, si pika shitjeje më kryesore të produkteve tona janë:
• Rivedil - Gostivar (Rr. Beliçica, nr. 12);
• Shkup – Rr.Nikolla Teslla 9/a;
• Kosovë – Gjilan;